150 nxënës në zonën e Borakajve në Durrës nuk kanë nisur ende vitin shkollor. Shkolla në Borakaj “Adem Sabli” është jashtë kushteve infrastrukturore dhe për pasojë nxënësit janë dërguar të bëjnë mësim në shkollat e Maminasit.

Prindërit kanë vendosur të mos i dërgojnë në shkollë fëmijët duke bojkotuar procesin mësimor.

“Është e patolerueshme. Klasat e para mësim në darkë, jashte logjike,” thonë prindërit. Ne shkollën “Adem Sabli” bënin mësim katër fshatra. Prej rreth një viti nxenesit jane zhvendosur në Maminas,”

“Është larg, nuk kemi mundësi të çojmë në shkollë fëmijët. Kanë ndodhur dy tre aksidente. Nxënësit të shoqeruar nga prindërit po protestojnë para bashkisë së Shijakut për zgjidhje te problemit,” thonë prindërit.