Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë do të vazhdojë takimet me liderët e partive politike.

Rama do të zhvillojë takime me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, atë të AKR-së, Behgjet Pacollin dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Po ashtu, në axhendë është paraparë edhe një takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, por ky i fundit nuk pritet që të takohet me shefin e ekzekutivit shqiptar për shkak të një përplasjeje të mëhershme rreth idesë së shkëmbimit të territoreve që përfundoi me një padi të kryeministrit të Shqipërisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj Haradinajt për shpifje.

Në fund të vizitës së tij në Kosovë, Rama pritet të mbajë edhe një konferencë për media.

Vizita e kryeministrit Rama në Kosovë vjen pasi Gjykata Speciale publikoi propozim-aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte.

Artikulli paraprakVIDEO/ NDARJA NGA JETA E BESIM ZEKTHIT, META: SHQIPTARI KRESHNIK NË MBROJTJE TË LIRISË
Artikulli tjetërFJALIMI I PLOTË ITHAÇIT: MOS DUHET T’I KËRKOJMË FALJE SERBISË PËR NËNAT DHE MOTRAT TONA TË PËRDHUNUARA?