SEANCA ME DYER TË MBYLLURA, JEPET MASA E SIGURISË
Shtatë punonjësit e Bankës së Shqipërisë, të arrestuar dy ditë më parë për shpërdorim detyre, kanë dalë kete te diele para gjykatës, ndaj të cilëve do të jepet masa e sigurisë.

Gentian Jahja, Ilir Dede, Emiljano Lamce, Medi Marku, Medi Molla, Bahri Allushi, Fatbardha Gurthi, anëtarë të komisionit të inventarizimit të BSH për vitet 2013-2014, janë në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, për t’u njohur me masën e sigurisë. Të arrestuar 48 orë më parë nga policia, ata akuzohen për shpërdorim detyre.

Seanca ndaj tyre u zhvillua me dyer të mbyllura pas kërkesës së prokurorit Ramadan Troci pasi ai pretendoi se do të paraqesë një sekret shtetëror.
 
Në akuzën ndaj tyre, sipas Prokurorisë, shtatë punonjësit e BSH, nuk kanë raportuar për diferenca të parave në 8 arkat e dëmtuara, gjë që ka qenë lehtësisht e verifikueshme, por, ata kanë deklaruar se gjithçka ka qenë në rregull,
 
Kjo ka bërë që të lejohet në këtë mënyrë të vazhdohet me vjedhjen e thesarit të Bankës Qëndrore deri më 21 korrik 2014.
 
Gjithashtu organi i akuzës, dyshon se vjedhja është kryer në bashkëpunim, pasi 7 punonjësit e BSH kanë firmosur se gjendja në arkën në veprim për vitet 2011-2013 ka qenë në rregull.