Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj në fjalën e tij në Prishtinë, ku i pranishëm është edhe kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, i cili ka udhëtuar sot drejt Prishtinës për të vlerësuar punën e FSK-së së Kosovës tha se kur Kosova dhe Shqipëria janë bashkë nuk ka tërmet që i ligështon shqiptarët.

Më tej, Ramush Haradinaj tha se Shqipëria dhe Kosova nuk janë më terrin e vetmisë së madhe dhe kjo sipas tij, u faktua nga ndihmat dhe solidariteti që treguan shumë vende të rajonit, por jo vetëm.

“Ne nuk jemi në dimrin e vetmisë së madhe. Na erdhën në ndihmë shumë miq, dhe kjo është një rrugë e duhur se ne jemi të rreshtuar në drejtimin e duhur. Pas i qajtëm dhe i varrosëm njerëzit tanë, tani nis beteja e vërtetë për të gjallët.

Ne jemi unik si kurrë më parë, të majtë dhe të djathtë, të ngrihemi mbi interesat dhe të punojmë për ta. Ne kemi reaguar si shtet me të gjitha resurset që në orët e para të 26 nëntorit fatal. Vetëm kjo Kosovë na bën më të vlefshme për Shqipërinë dhe për rajonin, SHBA, NATO. Të bashkuar nuk ka tërmet që në ligështon. Urime 107-vjetori i Forcave të Shqipërisë.”-tha ai.

Artikulli paraprakNË TIRANË, DURRËS, KURBIN DHE VORË MËSIMI FILLON NË DATË 9 DHJETOR
Artikulli tjetërPASI LUFTUAN ME RRËNOJAT PËR TË SHPËTUAR JETË, ZJARRFIKËSIT ITALIANË SURPRIZOHEN NGA BUJARIA E SHQIPTARIT…!