Një 32-vjeçar nga Shkodra është arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar : Klodian Bregu, 32 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas është në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Parmës Itali, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi Urdhër Arresti Ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë Kriminale” dhe “Trafikim i Narkotikëve” të parashikuara nga legjislacioni Italian.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpol Tirana.