Shkodër

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Vihet në pranga personi i dytë i shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në shkurt 2020.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim H. M., 24 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër.

Ndalimi i tij u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 12.02.2020, në vendin e quajtur “Parrucë”, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke udhëtuar me mjetin tip “Benz ML”, së bashku me shtetasin G. U. , janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. A., 32 vjeç, banues në Shkodër, të cilin e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të lehta dhe më pas janë larguar.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPARALAJMËRIMI I POLICISË: NËSE SHIHNI NJË COPË KARTONI NË DERËN TUAJ TË SHTËPISË, THËRRISNI AUTORITETET
Artikulli tjetërSTAR TREND – 28.07.2020