Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë dhe Turqisë.

Në pranga ka rënë Shpëtim A., 50 vjeç, banues në fshatin Babicë, i dënuar me 3.6 vite burg në Itali për shrytëzim prostituticioni dhe trafikim të lënëdëve narkotike.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Shpëtim A., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma Itali, pasi është i dënuar me 3 vjet, 6 muaj dhe 18 ditë burgim, nga drejtësia italiane për veprat penale”Shfrytëzim prostitucioni”,

”Trafikimi narkotikëve” dhe ”Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 81,110, dhe 648 të Kodit Penal Italian,”.

Gjithashtu unifromat blu kanë arrestuar Tayfun D., 35 vjeç, banues në Turqi, icili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ‘Mashtrim me kredi’.

“Tayfun D., është dënuar me 1(një) vit burg. Ndërkohë po vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e këtyre dy shtetasve drejt shteteve përkatëse ku janë shpallur në kërkim,”-shpjegon njoftimi i policisë.