Kapet dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për Vrasje me armë në Itali.

Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë zhvilluar një operacion për kapjen dhe arrestimin përkohësisht

me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Fatmir Halla, 47 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, njofton Policia Vlorë.

Halla është shpallur në kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Asti/Itali e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale ”Vrasje me armë”, të parashikuar nga nenet 575, 56 të Kodit Penal Italian dhe Ligjit 110/75.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma/Itali, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë, shtuan të njëjtat burime/

Artikulli paraprakSHQIPËRI-NORVEGJI, KUQEZINJTË ASNJË GJUAJTJE NË PORTË NË PJESËN E PARË
Artikulli tjetërSHQIPTARI DIGJET NË NJË MAGAZINË FRIGORIFERËSH