Një nga personat e shpallur në kërkim për masakrën në ambientet e lokalit “Monopol” në zonën e ish-bllokut në Tiranë, është dorëzuar në polici.

Aleks Boshanjaku, i shoqëruar nga avokatja e tij Olta Myftaraj, i është drejtuar Policisë së Tiranës, pasditen e kësaj të diele.

Ai është dorëzuar vullnetarisht në polici, pasi është vënë në dijeni të faktit se kërkohej nga policia. Mbrëmjen e 4 tetorit nga përleshja me armë zjarri në ish-bllok humbi jetën Fabjan Gaxha, ndërsa u plagosën pronari i basteve sportive Ervis Martinaj dhe miku i tij Eljo Hato.

Në kërkim u shpallën Ervin Mata, komandoja Mervjol Bilo dhe Fabjol Alushi. Pak orë pas ngjarjes në prangat e policisë ra Geldo Hoti, mik me Ervin Matën i cili dyshohet se ka qëlluar me armë në momentin e ngjarjes.

Kush është Ajaks Boshnjaku?
Ajaks Boshnjaku, një emër i padëgjuar para ngjarjen që ndodhi në ish-Bllok. Urdhër arresti për të u firmos nga prokurorët Kreshnik Ajazi e Artan Lulo, pasi ka dyshime të jetë i përfshirë në krimin që tronditi kryeqytetin.

Boshnjaku është mik me të dashurin e Elvana Gjatës, Ervin Matën, i shpallur në kërkim për masakrën e 4 tetorit.

Nga hetimet rezulton se Boshnjaku ka qenë i pranishëm në lokal në momentin kur komandoja Meviol Bilo iu kundërpërgjigj sulmit me armë nga Fabian Gaxha, duke lënë të vrarë këtë të fundit dhe duke plagosur Ervis Martinajn e Elio (Esmerald) Hato.

Kërkimet policore për kapjen e mikut të Matës deri më tani nuk kanë dhënë rezultat.

Artikulli paraprakMBI 100 GRA VIKTIMA TË DHUNËS NË FAMILJE NË ITALI PËR VITIN 2018, MES TYRE EDHE DY SHQIPTARE
Artikulli tjetërSOT NË PEJË, MBLEDHJA E PËRBASHKËT E QEVERISË SHQIPTARE DHE ASAJ TË KOSOVËS