Një pjesë e qytetarëve të Krujës dhe të Lezhës po i presin Krishtlindjet pa energji elektrike. Në Lezhë disa fshatra janë pa energji elektrike prej 5 orësh.

Si pasojë e motit të keq energjia është ndërprerë prej orës 17:00 të pasdites. Ndërsa punonjësit e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.

Ndërkohë që në Krujë, i gjithë rrethi po e kalon vigjiljen e krishtlindjeve pa energji elektrike. Nuk dihet arsyeja e kësaj mungese pasi drejtuesit e OSHEE-së nuk përgjigjen.

Artikulli paraprakBESIMTARET E KRISHTERE FESTOJNE LINDJEN E KRISHTIT
Artikulli tjetërMASAFRA :FESTA E KRSHTLINDJES ESHTE FESTA E SE MIRES, FESTA E DASHURISE FESTA E PAJTIMIT