Kurbin

Kapet në një lokal 19 vjeçari i cili posedonte armë zjarri me vete

I sekuestrohen nga kontrolli i çantës edhe municione të tjera dhe drogë

Më datë 13.07.2018, nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e ngjarjeve kriminale

dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, u kap në një lokal në Kurbin, shtetasi :

– Rei Nelaj, 19 vjeç, banues në Kurbin

Arrestimi në flagrancë i tij u bë pasi gjatë kontrollit, në një çantë krahu, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale,

1 armë zjarri model Zastava me një krehër me 8 fishekë në të, 19 fishekë të tjerë si dhe 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar kanabis ku posedues i dyshuar i tyre është shtetasi R.Nelaj.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armë shpërthyese dhe municionit”

dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 278/1 dhe 283/1 të Kodit Penal.