Komunikimi me fshatin Obot vazhdon të bëhet vetëm përmes mjeteve lundruese të ushtisë. Tashmë, pas më shumë se tre javësh nën pushtetin e ujit, banorëve nuk u ka mbetur asgjë përveç shpresës për një ndihmë të mëvonshme nga shteti.

Shpresojnë në një dëmshpërblim të ndershëm, pasi kanë humbur gjithçka, kanë humbur investimin e një jete.

Qindra hektarë të mbjella, sera, pemë dekorative, gjë e gjallë, banesa dhe gjithçka tjetër tashmë është në mëshirë të fatit.

Uji prej dy ditësh tashmë ka filluar të tërhiqet, megjithatë tashmë duken të gjitha shenjat e para dhe kaosi që është krijuar prej vërshimit të ujit. Gjithandej mbizotëron rrëmuja, mbeturina bimësh e rrëshqitje rrugësh për shkak të vërshimit të ujit. Pavarësisht uljes së ujit, qetësia mbizotëron kudo, Oboti duket i zbrazur.

Pakot ushqimore, uji dhe baza ushqimore për bagëtitë u ka aurdhur sado pak në ndihmë këtyure banorëve, të cilët të përballur me këtë situatë të vështirë kanë humbur çdo shpresë në vazhdim.

Pjesa më e madhe e tyre, edhe pse tashmë refuzojnë të prononcohen para kamerave, shprehen se situata e përmbytjeve të fundit do të detyroj ata të tërhiqen përfundimisht nga Oboti.

Ripërsëristja e përmbytjeve, gati-gati sin ë vitet 2010-2011, është një goditje për ta, dhe e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar njëherë e mirë kësaj vështirësie është largimi.

Pasi gjithçka të qetësohet, obotasit, së bashku me të gjithë banorët e përmbytur në NënShkodër, do të fillojnë gjithçka nga fillimi, të paktën ata që bazën e tyre të jetesës e kanë të varur në bujqësi e blegtori.

 

Artikulli paraprakPO TRANSPORTONIN SIRIANË, ARRESTOHEN 5 TAKSISTËT
Artikulli tjetërBANORËT E SHIRQIT: PO NA NGORDHIN BAGETITË!