Gjashtë punonjës të Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, u arrestuan nga Shërbimet për Çështje të Brendshme, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.

Në sajë të operacionit të koduar “Kontrollori” u arrestuan në flagrancë punonjësit e policisë, me detyrë të kontrollorit në Port.

Efektivët e policisë kufitare u arrestuan në sajë të një hetimi të nisur që në vitin 2018, kryeer nga Shërbimi për Cështje të Brendshme dhe Ankesat dhe Prokuroria e Durrësit.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme, policët kufitarë në sajë të vlerave monetare, bënin kalimin e paligjshëm të personave me probleme që e kishin të ndaluar udhëtimin në zonën “Shengen”.

Ata u arrestuan në kushtet e flagrancën, ku ju gjetën me vete edhe para, në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundraligjshme dhe korruptive gjatë ushtrimit të detyrës. Ministria e Brendshme thotë se hetimet për këtë ngjarje vijonë.

Të arrestuarit
Strukturat e Drejtorisë Qendrore të Hetimit të SHÇBA-së finalizuan me sukses operacionin “KONTROLLORI” ku janë arrestuar në kushtet e flagrancës 6 punonjës të policisë, kontrollorë në PKK Durrës:

1. A.Gj., 53 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;

2. G.B., 29 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;
3. G.Ç., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Kontrollor në PKK Porti Durrës;

4. D.D., 53 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;
5. D.Z., 50 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;
6. J.K., 42 vjeçe, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës.

Artikulli paraprakMETA PRET NË TAKIM KËSHILLTARIN E KËSHILLIT BASHKIAK TË NJU-JORK, MARK GJONAJ
Artikulli tjetërGJYQTARËT MARRIN DERI NË 50 % TË PAGËS NËSE PUNOJNË PËR FESTA DHE DITË PUSHIMI