I njohur si “Bunkeri” pallati i festivaleve tashmë i moshuar, i është nënshtruar disa restaurimeve që kur u inaugurua në 1983 për të pritur festivalin e famshëm të filmit në Kanë.

Kontrata të majme janë nënshkruar dhe çmime prestigjioze i janë dhënë yjeve nga e gjithë bota, brenda tij. Për 10 ditë, çdo vit, ai kthehet në zemrën e kinemasë ndërkombëtare.

“Ne nuk mund të tolerojmë gabime sepse gjëja më e vogël mund të kthehet në një kërcënim për pallatin. Është e vërtetë që kur ke 4600 gazetarë në pallat, me siguri që i kushton vëmendje komunikimit.

Ne i kushtojmë vëmendje logjistikës, bëjmë gjithçka që nevojitet për festivalin, zhvillimin e filmit, teknologjinë skenën, etj”, tha Claire-Anne Reix, presidente e kompanisë që menaxhon pallatin.

Disa salla në pallat, kanë ende nevojë për riparime, por sidoqoftë, pallati i madh i festivaleve, është epiqendra e vëmendjes për këto javë.

Tashmë është publikuar edhe posteri zyrtar i festivalit të 72 të filmit në Kanë, që është shpalosur mbi fasadën e pallatit të festivaleve e duket se gjithçka është gati për të pritur filmat dhe artistët që konkurrojnë.

Artikulli paraprakHUMB KONTROLLIN E MJETIT, PËRFUNDON NË KANAL, 44-VJEÇARI NGA KOSOVA, JASHTË RREZIKUT
Artikulli tjetërMANCHESTER CITY KALON PENGESËN E FUNDIT DHE MBRON TITULLIN KAMPION