TË MERREN MASA PËR PËRBALLIMIN E FLUKSIT TË SEZONIT VEROR .

Sezoni veror por sidomos luhatjet e shumta te temperatures ne vendin tone gjate ketij sezoni kane shtuar rastet e pacienteve qe paraqiten prane poliklinikes se specialiteteve ne Shkoder per rrjedhoje edhe ambjentet e poliklinikes jane te tejmbushura me paciente qe presin ne rradhe me ore te tera per te marre sherbimin mjekesor apo edhe kurimin.
Kjo situate perseritet ne menyre periodike thuajse cdo vit ne kete periudhe kur epidemite, alergjite,gripi, problemet e zemres, tensionit etj   kane precedencen me te madhe  si rrjedhoje e temperaturave te larta prandaj rritja e numrit  te pacienteve ne poliklinike e ne qendra te tjera te kujdesit shendetesor eshte edhe me i madh. Nisur nga ky fakt institucionet drejtuese ne varesi te te cilave jane te gjitha keto qendra te kujdesit e sherbimit shendetesor duhet te ndermarrin masa paraprake dhe pergatitore per fluksin e pacienteve gjate sezonit veror ne menyre qe cdo qytetari ti ofrohet sherbim shendetesor cilesor dhe sa me i shpejte per te shmangur keshtu cdo rast rreziku te mundshem.