KOMISIONI I VLERËSIMIT TË PAAFTËSISË NË KUSHTE TË PAPRANUESHME.Invalidet, paraplegjiket, tetraplegjiket dhe te sëmuret mendore dy here ne vit paraqiten përpara komisionit te mjekeve  per te vleresuar paaftesine e tyre per te perfituar keshtu kempin apo per te rinovuar te drejten e perfitimit te ketij kempi.

Kete te enjte perpara komisionit te vleresimit te paaftesise u paraqiten shume nga personat me aftesi te kufizuar apo me problem te tjera te shendetit fizik e mendor  te Qarkut te Shkodres e duke qene se puna vijon vetem me nje komision dhe ne dite te percaktuara keta persona jane te detyruar te qendrojne ne rradhe me ore te tera per te kaluar ne komision. Kjo situate seshte aspak normale per keta persona te cilet nuk kane mundesine fizike dhe disa prej tyre edhe mendore per te qendruar ne rradhe me ore te tera prandaj duhet menjehere te ndermerren masa per ndryshimin e kushteve ne te cilat realizohet ky komision per personat me aftesi te kufizuar pasi kjo situate eshte e papranueshme ne kushtet ne te cilat realizohet ky komision duke marre parasysh problemet e shendetit qe kane keta persona.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/ZalrN-ciHaM” frameborder=”0″ allowfullscreen ]