Shishet e qumështit përtokë, frutat dhe perimet në qiell të hapur djathi dhe produktet e tjera të bulmetit anës rrugës. Njerëz, biçikleta, motora, makina të vogla e të mëdha, që krijojnë pluhur teksa bien në gropat e rrgës.

Është kjo panorama në dy nga tregjet më të mëdha të qytetit të Shkodrës, atë të “Rusit” dhe të “Zdrales”. Një shqetësim i përhershëm i banorëve, që blejnë në këto tregje, pasi nuk dinë ku të shkojnë tjetër.Jashtë çdo kushti minimal për ruajtjen dhe tregtimin e produkteve ushqimore, këto tregje rrezikojnë çdo ditë jetën e shkodranëve.

Kjo pasi ushqimet janë në mes të pluhurit dhe nxehtësisë, çka i bën ato të pasigurta në rast se konsumohen nga qytetarët, ashtu siç ndodh fatkeqësisht .Tregtarët nuk duan të flasin.

I gjen çdo ditë të ulur mbi stola, me bidonat e qumështit përpara apo me produktet e tjera. “Siguria ushqimore është element i sigurisë kombëtare”. Është ky slogani i ri i qeverisë, në përpjekjen e saj për t’i bërë produktet ushqimore më të sigurta.

Fatkeqësisht, Shkodra është shumë e pasigurtë në këtë drejtim!Produktet e qumështit, që nga djathi dhe gjalpi, peshku, fruta-perimet dhe çdo ushqim tjetër që përmban shporta familjare, çdo ditë tregtohen në rrugë.

Ka konsumatorë që mendojnë se tregtaret janë të detyruar të tregtojnë në rrugë për bukën e gojës, ndërsa pasiguria mbi ushqimet sipas tyre është kudo, dhe në dyqane e markete.

Në temperatura aspak të favorshme në mes të pluhurit të rrugës, pa asnjë kusht higjenik dhe pa as më të voglen siguri për konsumatorin, tregjet kryesore të Shkodrës tashmë janë në mëshirë të fatit përderisa AKU ia ka hequr përgjegjësinë ligjore vetes së saj.

Qytetarët e Shkodrës po blejnë produkte të pakontrolluara dhe jashtë cdo standarti të higjienës, ku ky lloj tregtimi provokon përhapjen e baktereve të ndryshme