Pelikani i plagosur, që arriti nga Shkodra para pak ditësh, iu nënshtrua një ekzaminimi klinik më të specializuar.

Nga radiografia duket qartë prania e saçmave të armës së gjahut, njera prej tyre i ka thyer radiusin.

Pelikani do të operohet, duke bashkuar kockën dhe duke e fiksuar me një pllake titani.

Ai është vendosur në ambientet e Kopshtit Zoologjik të Tiranës me mbështetjen e projektit Natural dhe specialistët e PPNEA dhe AOS.