Është një ndër pikat më të afërta turistike me Shkodrën, por Shiroka akoma nuk ka gjetur paqe. Nëse flasim për ruajtjen e ambjenteve publike, kjo zonë akoma e ka të pamundur të jetë pikë atraksioni.

E gjithë gjatësia e rrugës së Shirokës, e ndërtuar vetëm pak vite më parë, është e pushtuar nga dëmtime të shumta, të cilat dëmtojnë fillimisht imazhin e kësaj zone.

Ajo që bie më shumë në sy është një aksident i ndodhur vetëm pak ditë më parë, aty ku një automjet ka rrëzuar një shtyllë. Aksident pa pasoja në njerëz, por një faturë shtesë për Bashkinë Shkodër, për rregullimin e saj.

Mëgjithatë, edhe pse ka dëmtime, asgjë nuk bëhet për rregullimin nga e para të dëmtimeve.

Një tjetër shqetësim që bie në sy janë padyshim dëmtimi i parmakëve në anë të rrugës, të cilët shkatërrohen kohë pas kohe. Kësaj radhe, siç shihet edhe përmes pamjeve, ëshë parë një mënyrë e thjeshtë për t’i mbyllur.

Shiroka është pika turistike kryesore në afërsi të qytetit të Shkodrës, ndërsa duhet të gëzoj një vëmendje më të madhe nag qytetarët.

Çdo shkatërrim i hapësirave publike, përveçëse një vandalizëm, është një faturë shtesë për Bashkinë Shkodër. Kësaj të fundit, gjithmonë nëse i shkon në mend të përmirësoj dëmtimet.

 

Artikulli paraprakFOTO/BASHA ‘ZBULON’ VENDIN: JA KU DO MBLIDHEN PROTESTUESIT TË SHTUNËN
Artikulli tjetërTREGTARËT: DO I SHESIM PULAT TE BASHKIA