Pas rënies së Vllaznisë edhe humbja dhe eleminimi i Gjermanisë nga kampionati botëror në Shkodër konsiderohet si një dramë e madhe.

Dihet që numri i tifozëve gjerman në Shkodër janë të shumë dhe ditën e djeshme pritej që pas përfundimit të ndeshjet të vërshonin të gjithe nëpër rrugët e qytetit duke festuar.

Por me përfundimin e ndeshjes i cili nuk u mbyll me fitoren e Gjermanisë kampiones së botës në Shkodër mbizotërornte qetësia.

Por darka rezervonte një tjetër ndeshje të fortë e plot emocione. Serbia dhe Brazili përballeshin në fushën e blertë ku brziliant triumfuan me rezultatin 2-0.

Tashmë ka qenë rradha e tifozëve të Brazilit për të festuar pas kualifikimit në 1/16 e Botërorit të cilët mbushën qendrën e qytetit me makina të zbukuruara me flamuj etj.

Por më shumë sesa gëzim për këtë kualifikim duket se ata kanë dalë në rrugë për të festuar eliminimin e Gjermanisë .

 

Artikulli paraprakSHIROKA DHE ZOGAJ PA QENDËR INFORMACIONI
Artikulli tjetërFËMIJËT MESAZH TË RRITURVE: MOS NDOTNI