Mungesa e mjekëve është kthyer në shqetësim edhe në qytetin e Lezhës. Vështirësitë në këtë spital rajonal, po has më shumë materniteti dhe shërbimi parësor.

Kjo ka bërë që mjekët aktualë të kenë mbingarkesë në punë. Urgjencat mbulohen me mjekë part time që kanë dalë në pension ose ka shtim oraresh për mjekët që janë aktualisht.

Problematika ka nisur identifikohet prej gati 1 viti, kohë kur nisën të dalin në pension një numër i konsiderueshëm mjekësh. Nëndrejtoresha e Spitalit të Lezhës, Valbona Prenga, shpreson që këto vende vakante të mbulohen me mjekë të rinj që do të certifikohen.

Shërbimi parësor duket se është prekur edhe më shumë nga mungesa e mjekëve. Në këtë sektor mungojnë aktualisht 12 mjekë, ndërsa gjysmën e tyre e plotësojnë mjekët e dalë në pension.

Poliklinika që merret kryesisht me shëndetin e gruas dhe fëmijët ka vështirësi në dhënien e shërbimit, pasi mjekja pediatre është edhe këshilluese e grave. Kjo ka vënë në vështirësi edhe funksionimin normal të punës në spitalin rajonal të Lezhës.

PUBLICITET