“Oh një bareshë nga ne u nda”…’Baresha’ Nexhmije Pagarusha mbylli sytë për të mos i hapur më ditën e djeshme duke lënë trishtim në mbarë Shqipërinë të çdo brezi.

Nesër ajo do të përcillet në banesën e fundit, me një ceremoni private, siç ka zgjedhur vetë, megjithatë qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë dhe simbolike për t’i thënë asaj “lamtumirë” dhe “faleminderit” për pasurinë që la pas. Të gjitha lokalet, në të njëjtën kohë do të dëgjohen këngët e saj, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron.

Një gjë e tillë është bërë me dije nga Petrit Kllokoqi, Shoqata e Gastronomve të Prishtinës.

” Shoqata e Gastronomve të Prishtinës, në kordinim me Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj.Vlora Dumoshi, janë dakorduar që të vendosin një vepër simbolike për ndër të vdekjës së ikonës shqiptare.

Përherë, do të jehojë zëri i saj në kujtimët e bukura që la tek ne. Shprehim konsideratë të veçantë për Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj Dumoshi, për iniciativën e qëlluar.

Artistët jetojnë për të krijuar dhe madhështia e veprave të tyre matet përmes rrezes që përqon arti që ata i dedikojnë jetën. Prandaj amshimi i artistëve nuk është vdekje, meqë krijimtaria ua siguron përjetësinë tokësor që mundësohet nga kultivimi i përhershëm i artit të tyre. Nexhmie Pagarusha është një krijuese e kësaj përmase dhe konsumimi i vazhdueshëm i artit të saj do ia sigurojë përjetësinë.

Diva origjinale e trevave tona nesër do dëgjohet, në sinkron, në të gjitha lokalet e Prishtinës, në të njejtën kohë, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron. Zëri i saj do shkrijë mërzinë tonë dhe në anën tjetër do ta ngrijë kujtimin për të në mendjet tona”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakLEZHË/ QARKULLONTE ME PISTOLETË ME VETE, ARRESTOHET 55-VJEÇARI! RREZIKON DERI NË 7 VITE BURG
Artikulli tjetërFUNDJAVË ME DIELL E VRANËSIRA TË PAKTA KALIMTARE, MËSONI PARASHIKIMIN E MOTIT