Godina e re e Universitetit të Shkodrës do të jetë gati duke filluar nga viti akademik 2018-2019.

E ndërtuar prej disa vitesh, në afërsi të Fakultetit të Shkencave, në tetor ky investim do të pres studentët e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik, duke i dhënë fund njëherë e mirë mungesave të ambjenteve për studentët.

Hapësira më shumë, mundësi për më shumë studentë dhe një ndërtesë bashkëkohore, e cila plotëson të gjitha parametrat. Kjo u bë e ditur nga profesori Gëzim Dibra.

Ndërkohë, tashmë Universiteti i Shkodrës ka përcaktuar të gjitha kuotat dhe kriteret për studentët për vitin e ri akademik. Këta të fundit i gjejnë të gjitha informacionet në ëeb-in zyrtar të Universitetit të Shkodrës.

Pas problemeve me disa degë të ndryshme vitin e kaluar për shkak të numrit të ulët të studentëve, Dibra shprehet se rrisku vijon të jetë i njëjtë edhe këtë vit.

Sipas tij, shteti duhet të motivoj studentët për degë që ka humbur interesi.

Viti i ri akademik pritet të gjej Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës me infrastrukturë më të mirë. Pjesa më e madhe e studentëve vijnë nga veriu I Shqipërisë.

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE