Një super projekt kinematrografik po vjen.

Maleficent, Jafar, Cruella De Vil e shumë personazhe negative të Disney do të bëhen bashkë në një film të vetëm. Nuk bëhet fjalë për një projekt të animuar, por për një live action me aktorë të vërtetë.

Një projekt mjaft interesant, ku tashmë do të shohim se cili nga personazhet e negativ, do të jetë ai që do të mbajë fronin e ligësisë. Lajmi është pritur shumë mirë nga shumë fansa, të cilët kanë shfaqur entuziazmin e tyre për projektin.

Mësohet se xhirimet e filmit do të nisin vitin e ardhshëm në Dublin. Përsa i përket kastit të aktorëve ende nuk ka informacione se kush do të jetë pjesë e projektit kinematografik, që pritet të ketë shumë sukses.