Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf tha se kushtet e vendosura për Shqipërinë duhet të plotësohen.

I pyetur nga Ora News lidhur me këto kushte të vendosura nga Gjermania, Zingraf tha se kushtet janë artikuluar përpara marrjes së këtij vendimi.

Zingraf: Debati në Bundestag ishte i thellë dhe serioz, kjo ashtu siç është shprehur dhe një gazetar gjerman është një dëshmi qe Shqipëria do të pranohet në BE.

Në të vërtetë Bundestagu ka formuluar disa kushte qe duhet të plotësohen në një hap të parë dhe më pas në një fazë të dytë duhet të plotësohen kushtet e tjera.

Është e rëndësishme që të theksojmë tani po pritet se çfarë vendimi do të marrin dhe vendet e tjera të BE. Kushtet që u formulën ishin artikuluar prej kohesh para këtij vendimi.