Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo, ka komentuar rekomandimin e KE për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Kryediplomati italian u shpreh optimist për këtë hap të rëndësishëm, duke deklaruar se Italia do të bëjë avokatin e Shqipërisë në BE.

“Jam optimist nga natyra, rekomandimi që favorizon Shqipërinë është optimist. Është moment historik. Italia do të vazhdojë të mbështesë integrimin evropian të Shqipërisë.

Shpresoj që gjithë vendeve anëtare të BE ta presim rekomandimin. Sa të jetë e munduar Italia do të bëjë avokatin e Shqipërisë në këtë vendim të rëndësishëm”

Më tej, Cutillo i bëri thirrje Shqipërisë të luftojë korrupsionin. Nga Gjirokastra, ambasadori theksoi se duhet gjetur mënyra e duhur për të thyer korrupsionin dhe që ky fenomen të mos përsëritet më.

Jemi gati të forcojmë më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve. Sipërmarrësit italianë janë të interesuar për Shqipërinë.

Në rastet kur ka pasur thyerje të ligjit italianët i janë drejtuar gjykatës. Ne duhet ta thyejmë korrupsionin, të gjejmë mënyrën që këto fenomene të mos përsëriten”

Artikulli paraprakTËRMET I FUQISHËM NË TURQI, 35 PERSONA PËRFUNDOJNË NË SPITAL
Artikulli tjetër‘NEGOCIATAT’, RAMA PRET DONALD TUSK: ANËTARËSIMI NË BE, INTERES KOMBËTAR