Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po zhvillon një vizitë në Poloni, ndërsa pas takimit me homologen Beata Szydlo kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp.

Shefi i qeverisë shqiptare deklaroi se Varshava është një mbështetëse e fortë e Shqipërisë në BE, ndërsa një nga urat e forta mes dy vendeve është turizmi. “Falënderoj kryeministren për ftesën dhe për pritjen shumë miqësore që na ka rezervuar dhe po ashtu gatishmërinë që ka shprehur për të na ndihmuar në fushat ku Polonia e rilindur pas diktaturës komuniste dhe tani është e integruar, ka hedhur hapa të jashtëzakonshëm. Kryeministrja preku turizmin si një nga pikat më domethënëse. Shfrytëzoj mundësinë për të ndarë me opinionin publik polak që Shqipërinë e kanë vizituar 74% më shumë polakë se vitin e kaluar.

Mund të marrim në konsideratë që të vendosim një linjë direkte, e cila do të sillte përfitueshmëri të lartë mes dy vendeve. Mirënjohës Polonisë për mbështetjen për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Besoj që kryeministrja do të jetë një mbështetëse e madhe e Shqipërisë në hapjen e negociatave në 6 mujorin e ardhshëm. Jemi të vendosur që të zhvillojmë më tutje këto marrëdhënie. Jemi edhe partnerë në aleancën e NATO-s dhe në këtë shumë kemi shumë për të mësuar nga shembulli i Polonisë” deklaroi Rama. Ndërsa Beata Szydlo u shpreh se beson se KE do të marrë në konsideratë dhe do të njohë arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit për të hapur negociatat. Ajo theksoi se Polonia është në krah të Shqipërisë, ndërsa mes dy vendeve do të rritet bashkëpunimi.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN PRANË KUFIRIT ME SHQIPËRINË 230 KG KANABIS
Artikulli tjetërMAKINA PËRPLAS PËR VDEKJE KËMBËSOREN