Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka folur sot për negociatat e Shqipërisë me BE, që pritet të çeljen në qershor të 2019-ës.

Në një dalje para mediave Bushati tha se qeveria shqiptare është dakordësuar me KE-në për nisjen e një kalendari pune. Sipas tij, më pas konkluzionet e KE, do t’i koordinojnë bashkë të dyja palët.

“Me KE rame dakord për nisjen e një kalendari pune. Konkluzionet e KE do t’i koordinojmë bashkërisht. Do të kemi një plan pune me disa institucione. Ky procesi është i vështirë dhe sfidues”, tha Bushati.

Artikulli paraprakAVRAMOPOULOS JEP LAJMIN E MIRË: KOSOVA I PLOTËSON KRITERET PËR LIBERALIZIM VIZASH
Artikulli tjetërVRASJA E HERMES BEQIRIT, SHTYHET SEANCA GJYQËSORE