Heiko Mass, ministër i Jashtëm i Gjermanisë, në një konferencë për mediat me homologun shqiptar, Ditmir Bushati, ka thënë se Shqipëria është shumë pranë anëtarësimit në BE.

Mass ka thënë se Reforma në Drejtësi i ka dhënë një hap gjigant Shqipërisë në betejën për të ndërtuar një shtet ligjor.

Ka një entuziazëm që do na duhej edhe ne në BE. U mor në qershor një vendim për nisjen e mundshme të bisedimit. Mendoj që ka qenë një angazhim kurajoz , dhe për këtë Shqipëria mund të jetë krenare.

Qershori i vitit 2019, nuk është automatizëm, kriteret janë të ditura dhe të qarta. Në përpjekje të reformave, duhet të binden skeptikët. Të forcohet shteti ligjor dhe të vijojë reforma në Drejtësi.

Në vitet e fundit, Shqipëria ka dalë me Reformën në Drejtësi me një hap gjigant. Janë verifikuar gjykatës dhe prokurorë që vendosin kriteret përtej luftës për krimin e organizuar. Do vijojmë ta mbështesim Shqipërinë në këto reforma.

Ditmir, ju mund të mbështeteni tek Gjermania. Në fund të ditës do t’ja vlejë të shfrytëzojmë shanset , perspektiva për anëtarësimin është më afër se kurrë. Besoj se do t’ja dalim.

I pyetur nga gazetarët, për një marrëveshje Kosovë-Serbi për korrigjimin e kufijve, Mass ka thënë se ekziston frika për një shkëmbim të mundshëm të kufijve, por ka siguruar se Gjermania vazhdon të jetë skeptike në këtë aspekt.

Ekziston frika e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi. Jemi skeptikë, të përmbajtur dhe diskretë.