Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, do të zhvillojë sot një vizitë të shkurtër në Tiranë.

Burime  bënë me dije se kryediplomati grek do të takohet me Ministrin Bushati rreth mesditës në Ministrinë e Jashtme.

Në fokus të takimit të tyre mendohet të jenë bisedimet në lidhje me ecurinë e negociatave pas marrjes së autorizimit për plotfuqishmërinë. Më pas erdhi dhe konfirmimi nga Athina.

Ministria e Jashtme greke njoftoi për takimin me homologun shqiptar Ditmir Bushati. “Bisedimet e dy ministrave do të fokusohen në shqyrtimin e hapave të mëtejshëm në kuadër të dialogut për zgjidhjen e çështjeve dypaleshe”

Vonesa me dhënien e autorizimit nga presidenti Meta shtyu dhe vizitën e kryeministrit grek, Alexis Tsipras në Tiranë, e cila ishte parashikuar brenda prillit.

Pas vizitës në Tiranë, Kotzias do të fluturojë drejt Vjenës, ku të premten do të takohet me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov dhe negociatorin e OKB-së për çështjen e emrit, Matzhew Nimetz.

Artikulli paraprakPRODHONIN PRODUKTE USHQIMORE TË FALSIFIKUARA, ARRESTOHEN 3 SHTETAS
Artikulli tjetërITALI, SHKATËRROHET CELULA XHIHADISTE