Kryeparlamentari Gramoz Ruçi në një konferencë me gazetarët tha se këshilli i Europës foli për një datë të qartë për hapjen e negociatave në qershorin e vitit 2019-të, por deri atëherë ai tha se si qeveria ashtu edhe opozita do jenë në testim.

Qëndrimin e Këshillit secili e interpreton si të dojë për partinë e tij dhe ambiciet që ka, por të gjithë kemi përgjegjësi kombëtare ta lexojmë e interpretojmë në interes të Shqipërisë.

Lexuar në mënyrë të drejtë është një datë konkrete për hapjen e negociatave, arritja më e rëndësishme në rrugën tonë drejt Europës.

Kur të çlirohemi nga dallditë tona ajo që mbetet është data e negociatave që shkëlqen në kalendarin e qershorit 2019”,- tha Ruçi.

Më tej ai foli për përgjegjësi që duhet të mbajë jo vetëm qeveria, por edhe opozita, të cilat siç tha po testohen të dyja deri në qershorin e vitit 2019.

Miqtë kërkojnë të mos grindemi, të dëgjojmë, të bëjmë mirë detyrat e shtëpisë. Deri në qershor 2019 jemi në testim të gjithë si qeveria dhe opozita.

Nuk dua ta kritikoj opozitën e vendit tim, por ndër 27 qeveritë anëtare, 15 prej tyre drejtohen nga parti të djathta ose qendra e djathtë, e pra të djathtët europianë e bëjnë zemrën më të madhe se sa vetë ne shqiptarët.

Suksesi i kujt është vendimi i Këshillit Europian? Kjo është arritje e të gjithëve, shqiptarëve, partive, grupeve parlamentare, deputetëve”,- theksoi ai.