Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg ish-boksierin e Vllaznisë, Nelson Hysa, i cili u arrestua dy ditë më parë si pjesë e grupit “Bajri”. Hysa u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda si pjesë e grupit kriminal Bajri.

Ai u kap në një banesë të marrë me qera në zonën e Komunës së Parisit Tiranë, gjatë operacionit të zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Njësia Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Njësia Hetimore Qendrore për të lokalizuar vendndodhjen e personit të shpallur në kërkim ka bashkëpunuar me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Shkodër.”

Gjatë veprimeve proceduriale u sekuestrua një automjet “BMW Seria 3”. Në maj 2017 Nelson Hysa i shpëtoi një atentati në Shkodër ku mbeti i plagosur. Hysa akuzohet për disa vepra penale si pjesëmarrje në organizata kriminale, grup i strukturuar kriminal dhe paracaktim të rezultateve në garat sportive në bashkëpunim.

Ky i fundit ishte person i shpallur në kërkim në Shtator 2018, gjatë operacionit “OAZ”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale për qëllime të fitimit pasuror.Materialet proceduriale shtesë iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.