BABAI MERR EDHE DJALIN E MITUR NË LUFTËN E SIRISË
Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor ne Kosove, Pranvera Abazi Zena ka bërë një thirrje publike burrit të saj Arbenit, që t’ia ktheje nga Siria djalin Erinonin, sepse ai e ka vendin te ajo, te familja, në shkollë.

Që nga 10 korriku, kur Pranvera Abazi Zena, mori një SMS se djali i saj gjendej në Siri bashkë me babanë, ajo jeton vetëm me kujtimet që Erioni i ka lënë. Ajo rrëfen çastet që nga ai moment, kur kuptoi për të vërtetën dhe dhimbjen që i kishte shkaktuar burri i saj, I cili ia ka marre djalin me vete ne Luften e Sirise.
Atë ditë thotë Pranvera, kishte lajmëruar menjëherë në polici por, si duket tanimë ishte vonë. Në pasdite, ajo kishte shkuar në shtëpinë ku për vite me radhë kishe kaluar dhe ndarë momente të paharruara me të birin e saj Erionin.

Letër e hapur Arbenit,
Po të drejtohem ty dhe askujt tjetër me këtë letër të hapur. Arben sot është 1 Shtatori, ditë e Hënë, ora 8 në mëngjes, sot këtu është dita e parë e shkollës. E sot Erioni do të duhej të vazhdonte klasën e lll. Të takohej me të gjithë shokët e shoqet që jam e bindur se i kanë munguar gjatë gjithë kësaj kohe e i mungojnë edhe sot.
Me çantën e mbushur plotë me libra e fletore të reja, sot unë apo edhe ti do të duhej ta dërgonim Erionin në Shkollë, duke parë fytyrën e tij të gëzuar dhe plotë hare se do ta takoj shoqërinë e klasës pas disa muajve të pushimit. Në cilën shkollë shkon tash Erioni, Arben?
Me tej, letra mbyllet me fjalet:
Jam gati të bëj gjithçka nëse është e nevojshme, për ta kthyer djalin, vetëm më thuaj. Por nëse vetëm pak të kujtohen ato ditët tona të mira, nëse vetëm pak ia don të mirën Erionit, që të ketë një të ardhme normale, t’i kthehet shkollës, shoqërisë, gjyshit e gjyshes, familjes së ngushtë e të gjerë që po jetojnë edhe këta në ankth sikurse unë, kthema djalin Arben!
Në traditën tonë burrëri është edhe pendimi, siç është edhe në fenë islame.
Prandaj, bëhu burrë Arben, kthema Erionin!
E përlotur, por asnjëherë e dorëzuar!
Pranvera

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/4gPafS3jk7g?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]