In this video frame grab Isauro Aguirre, left and Pearl Sinthia Fernandez, right, sit during their sentencing hearing on Thursday, June 7, 2018, in Palmdale, Calif. Fernandez has been sentenced to life in prison and her boyfriend Aguirre, was sentenced to death in the killing of an 8-year-old boy who prosecutors say was punished because the couple believed he was gay. Gabriel's mother, pleaded guilty to murder in the death of her son in February. A jury found her boyfriend, Aguirre, guilty of murder last year and found that he intentionally tortured the boy. (KTLA via AP, Pool)

Një gjyqtar ka dënuar një nënë me burgim të përjetshëm dhe të dashurin e saj me dënim me vdekje për vrasjen e djalit 8-vjeçar.

Çifti besonte se djali ishte homoseksual ndaj e vranë.

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë të Los Anxhelos, George Lomeli, i tha çiftit se shpresonte që të zgjoheshin në mes të natës dhe të mendonin për dëmtimet që i shkaktuan djalit Gabriel Fernandez.

“Unë vetëm shpresoj…që kjo t’ju torturojë,”-tha gjyqtari.

Gabriel ishte rrahur, lënë pa ngrënë, ishte lidhur, mbyllur në një dollap, qëlluar me armë dhe një herë iu ishin thyer dhëmbët me shkop, tha gjyqtari.

Gjithashtu djalit iu ishte thyer kafka, kishte brinjë të thyera dhe djegie në të gjithë trupin.

Është e qartë që është veprim i tmerrshëm dhe çnjerëzor,“-tha Lomeli. “Është përtej kafshërisë sepse kafshët dinë se si të kujdesen për të vegjlit e tyre.”

Nëna e Gabriel, 34-vjeçarja Pearl Fernandez u shpall fajtore për vrasjen e djalit të saj në shkurt. Ndërsa një juri shpalli fajtor të dashurin e saj, 37-vjeçarin Isauro Aguirre, për vrasje vitin e kaluar.

Fernandez telefonoi policinë në 22 maj 2013 duke raportuar se djali i saj nuk po merrte frymë. Ajo u tha oficerëve se djali ishte rrëzuar dhe goditi kokën në një bufe.

Gabriel vdiq dy ditë më vonë nga traumat e mëdha që ju ishin shkaktuar dhe nga neglizhimi, tha mjeku.

Vëllezërit e 8-vjeçarit dëshmuan se Fernandez dhe Aguirre e thërrisnin homoseksual, e dënonin nëse luante me kukulla dhe e detyronin që të vishte rroba vajzash në shkollë.