ARRESTOHET 29-VJEÇARJA NË BORIZANË TË KRUJËS
Nje krim makaber ka ndodhur ne Borizane te Rrethit te Krujes, kur nje nene e re ka groposur ne oborrin e shtepise, djalin e saj te sapolindur.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnates se te merkures, kur 29-vjecarja Eriona Sherika, banuese në Krujë, rreth ka lindur një fëmijë të seksit mashkull, të cilin e ka mbytur dhe e ka varrosur në kopshtin e banesës së saj.
Eriona Sherika është banore e fshatit Borizanë dhe e pamartuar. Policia e Fushë Krujës pohon se foshnja është varrosur 2 ditë më parë nga nëna. Sipas policisë, nëna e ka vrarë fëmijë duke e mbytur me duar në kushte të rënda depresioni.
Vajza eshte arrestuar nga policia me akuzen e mbytjes se foshnjes, ndersa jane ne hetim edhe rrethanat e ngjarjes.
29-vjecarja eshte  fëmija më i madh i familjes Sherika dhe dyshohet se e ka kryer vrasjen në kushte të rënda depresioni. Ajo e ka pranuar ne polici historine e dashurise me një të ri në fshat, I cili e ka braktisur nderkohe qe ajo ishte shtatzene. Eriona Sherika    e ka fshehur shtatzaninë për muaj me radhë dhe ne krye te muajit te 9 ka lindur fëmijën në kushte shtëpiake.
Sipas policise, nga kqyrja që iu bë trupit të vogël u arrit në konkluzionin se bebja ka vdekur nga asfiksia qe eshte shkaktuar nga mbytja me duar.
Policia sqaron se nga rrëfimet e vajzës vërtetohet se edhe pasi lindi foshnjën, djali nuk e ka pranuar atësinë dhe kjo gjë coi në depresion të renë.

 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/9OnLvO0YeFs?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]