Një grua shqiptare humbi jetën tragjikisht në një aksident në Rieti të Italisë.Nëna e re e quajtur Adelina Toska, 33 vjeç, gjeti vdekjen në kilometrin e 48-t në Salaria.

Ajo udhëtoi me një automjet tip Peugeot 206 nga Salaria në drejtim të Rietit, duke u përplasur me një mjet tjetër tip “Alfa” që vinte në drejtim të kundërt.

Burri në makinën tjetër përfundoi në spital në gjendje të rëndë.Shqiptarja la pas bashkëshortin dhe dy fëmijët 12 dhe 6 vjeç.

Ajo mbërriti në Itali vite më parë, duke u integruar në Casali di Poggio Nativo, ku bashkëshorti i saj punon si një murator.

Mediat lokale italiane shkruajnë se ende nuk është vendosur nëse funerali i të ndjerës do të zhvillohet në Itali apo në Shqipëri.

Artikulli paraprakNJOFTOHEN NGA KALIMTARËT DHE KLIENTËT, AKU BLLOKON 200 KG PESHK
Artikulli tjetër21 VJEÇARI SHQIPTAR DHUNON KARABINIERËT PASI E KAPËN ME DROGË