Nëna vret dy fëmijët dhe tenton vetëvrasjen

Një grua nga Gela në rajonin e Sicilisë në Itali ka vrarë dy fëmijët e saj 10 dhe 7 vjeç dhe më pas është përpjekur të vetëvritet duke u ngjitur në ballkonin e shtëpisë, në katin e dytë në një banesë në në qendrën historike të qytetit. Kanë qenë të afërmit e 41 vjeçares Giuseppa Savatta që kanë zbuluar vrasjen e dy fëmijëve. Gruaja dyshohet se i ka vrarë fëmijët e saj pasi i ka detyruar të pijnë zbardhues. Vetë ajo është ndaluar nga një fqinj teksa përpiqej të hidhej nga ballkoni i shtëpisë. Ndërkohë mediat lokale italiane thonë se burri i saj është 48 vjeçari Vincenzo Trainito, me profesion inxhinier. Fqinjët kanë thënë se gruaja vuante nga depresioni.

Artikulli paraprakDEKRIMINALIZIMI, MANJANI: KEMI ENDE PERSONA QË KANË KRYER NJË KRIM
Artikulli tjetërPACIENTI VETËHELMOHET NË SPITAL ASNJË MJEK NUK E KONTROLLON