Dhuna në familje regjistron një tjetër rast nga Tirana, ku një 43-vjeçare ka denoncuar në polici burrin dhe vjehrrën e saj pasi pretendon se ndaj saj dhe vajzës minorene, është ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike.

Burime zyrtare nga policia bën me dije se për E. B., e E. B., vjeç 43 e 9, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Gruaja akuzon shtetasen me inicialet A. B., e A. B., vjeç 77 e 61, për dhunë ndaj saj dhe vajzës.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 24. 09. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetaset E. B., e E. B., vjeç 43 e 9, banuese në Tiranë, pasi vjehrra dhe bashkëshorti, A. B., e A. B., vjeç 77 e 61,

kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj dhe fëmijës. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA KËRKON NJË VEND NË KËSHILLIN E SIGURIMIT TË OKB-ËS
Artikulli tjetërHARTA E PRODHIMEVE TRADICIONALE, KRYESON SHKODRA