Një rast i pazakontë dhune në familje, është regjistruar nga Policia e Kukësit. Kryefamiljari është denoncuar nga bashkëshortja dhe i biri, për dhunë fizike ndaj tyre.

Nga ana tjetër, ai i është kundërpërgjigjur “flakë për flakë” denoncimit me denoncim, duke kallëzuar bashkëshorten dhe djalin, për dhunë fizike ndaj tij.

Nga ana e saj Policia Vendore u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për të tre personat.

Komisariati i Policisë Kukës
• Më datë 30. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen K. Xh., vjeçe 48, banuese në fshatin Cernaleve, pasi bashkëshorti M. Xh., vjeç 50, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kukës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

• Më datë 30. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin B. Xh., vjeç 22, banues në fshatin Cernaleve, pasi babai, shtetasi M. Xh., vjeç 50, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kukës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

• Më datë 30. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin M. Xh., 50 vjeç, banues në fshatin Cernaleve, pasi bashkëshortja dhe djali, shtetasit K. Xh., dhe B. Xh., vjeç 48, 22, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kukës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.