Nënë e vajzë janë arrestuar nga policia me akuzën e vrasjes së pesë anëtarëve të familjes së tyre në Pensilvani.

Shana Decree, 45 vjeç dhe Dominique Decre, 19 vjeç, u arrestuan pas gjetjes së trupave, përfshirë ato të tre fëmijëve, në një apartament në Morrisville të hënën.

Mes të vdekur janë dy fëmijët e tjerë të Shana Decree, Naa’Irah Smith, 25 vjeç dhe Damon Decret Jr, 13 vjeç.

Gjithashtu Shana vrau të motrën Jamilla Campbell, 42 vjeç, së bashku me vajzat e saj binjake Imani dhe Erika Allen, 9 vjeç.
Policia po heton sesi u vranë pesë anëtarët e familjes.

Fqinjët u shqetësuan për familjen pasi nuk i panë jashtë shtëpisë për disa ditë.

Policia po kërkon gjithashtu djalin 17-vjeçar të Jamilla Campbell, Joshua për ta mbajtur nën mbrojtje, por nuk është i dyshuar në krimin makabër.