Partitë opozitare kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit me anë të të cilit kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën kryeministër. I pari nga aleatët që ka nënshkruar këtë marrëveshje ka qenë kryetari i PR, Fatmir Mediu.Partitë që kanë nënshkruar marrëveshjen e koaliconit janë Partia Republikane,

Lëvizja Socialiste për Integrim, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Demokristiane, Partia Drejtësi Integrim e Unitet.Krerët e partive kanë përshëndetur nënshkrimin e koalicioni opozitar, i cili sipas tyre , bashkon forcat për të mos lejuar zgjedhje farsë e të manipuluara nga Edi Rama

Marrëveshja e koalicionit opozitar ka 10 pika ku njëra prek pikave është zhvillimi i zgjedhjeve pa Edi Ramën kryeministër, por përmes një qeverie tranzitore, që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.

Artikulli paraprakSTAR TREND – SAFET PLANGAJ
Artikulli tjetërREGJISTROHET “BINDJA DEMOKRATIKE” E ASTRIT PATOZIT