Studimet zbulojnë se nëse bën më pak se 3 javë pushime në vit, ju mund të shkurtoni jetën tuaj.

Megjithëse pushimet e verës për shumë nga ju kanë mbaruar ju duhet të nisni të prenotoni të paktën dhe një javë tjetër me pushime nëse doni të jetoni më shumë.

Këtë e thonë studimet.

Studiuesit thonë se edhe pse ti punon fort për të pasur një stil jete të shëndetshme nëse bën më pak se tre javë pushime çdo vit ka mundësi që të vdesësh i ri.

Rezultatet e studimit që nisën në 1970 u prezantuan në konferencën e kardiologjisë dhe shoqërisë europiane që u mbajt në Mynih, transmeton Ora Neës.

Studimi u fokusua në 1222 burra të moshës së mesme të cilët kishin lindur nga 1919 dhe 1934 dhe që ishin në rrezik të sëmundjes së zemrës për shkak të faktorëve të tillë si presioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit ose mbipeshë.

Gjysmës u ishte kërkuar të bënin ushtrime, të hanin një dietë të mirë dhe të ndalonin duhanin.

Ndërsa gjysmës tjetër nuk i ishte dhënë asnjë këshillë.

Ata që morën këshilla të rregullta kishin më shumë gjasa të vdisnin të rinj. Ekspertët sugjeronin se mund të kishin vuajtur stres shtesë duke u përpjekur të bënin një jetese të shëndetshme.

Ata kishin zemër të shëndetshme por vdiqën herët nga një sërë sëmundjesh të tjera.

Midis të njëjtit grup, ata që morën më pak se tre javë pushime çdo vit, 37% më shumë patën gjasa të vdisnin të rinj gjatë 30 viteve të ardhshme.

Mos mendoni se një mënyrë jetese e shëndetshme do të kompensoni punën shumë të vështirë që bëni. Jo duhen pushime”tha profesor Timo Strandberg, i Universitetit të Helsinki, Finlandë, citon skynews.

Artikulli paraprakSMILE ALBANIA/ RAMA PUBLIKON PAMJET: 1000 TË RINJ JANË ANGAZHUAR NË MIKPRITJEN E TURISTËVE
Artikulli tjetërKOMITETI I PARLAMENTIT EUROPIAN VOTON PRO LIBERALIZIMIT TË VIZAVE PËR KOSOVËN