Ish- deputetja e PD, Jorida Tabaku pas investigimit të BIRN i cili konstatoi shkeljet nga qeveria për dhënien e koncesionit të përpunimit të mbetjeve për inceneratorin të Tiranës, me një vlerë totale ndërtimi prej 430 milionë eurove i ka kërkuar Edi Ramës të japë dorëheqjen.

Në fakt, ka qenë vetë kryeministri Rama i cili ka thënë në Kuvend se nëse totali i vlerës kap 400 milionë euro, ai vetë do japë dorëheqjen .Sipas BIRN, bazuar tek studimi i fizibilitetit, kostoja dhe ndërtimi i inceneratorit ka vlerën e 430 milionë eurove.

Tabaku kërkon që Rama të mbajë fjalën një herë të vetme, pasi e ka thënë vetë më zë e figurë premtimin që do japë dorëheqjen nëse kjo kosto kap vlerën 400 milionë euro.

STATUSI NGA JORIDA TABAKU

Ka ardhur koha të mbajë një herë të vetme fjalën, të japë dorëheqjen! E ka thënë vetë me zë dhe figurë!👇

Artikulli paraprakMURRIZI: S’VOTOJMË ASNJË ARNIM TË KODIT ZGJEDHOR, DO E ULIM RAMËN ME KËMBË NË TOKË, NUK HEQIM DORË AS NGA DEPOLITIZMI I ADMINISTRATËS
Artikulli tjetërÇFARË DO TË NDODHË NESËR NË ISHULLIN E SAZANIT? NDALOHEN LUNDRIMET DETARE