NJOFTIM
KF Vllaznia ben te ditur se ndeshja Vllaznia- Skenderbeu, e vlefshme per javen e 6-te te Superliges, do te luhet me pranine e tifozeve.

Gjithashtu behet e ditur se nga dita e sotme, ne ora 11.00, ne sportelet prane stadiumit “Loro Boriçi” do te nise shitja e biletave te kesaj ndeshje qe do te luhet neser (e shtune) ora 16.00.

Klubi Vllaznia ka paguar gjoben prej 5 milion leke te vjeter ne federsten shqiptare te futbollit per te lejuar pranine e tifozeve ne ndeshjen Vllaznia-Skenderbeu. Klubi shkodran ishte denuar me 4 ndeshje pa tifoze pas hedhjes se shisheve dhe sendeve te tjera ne perballjen me Tiranen. Kete denim nga FSHF kuqeblute e kane shlyer me nje gjobe prej 5 milion leke te vjeter.

Tashme sfida mes Vllaznise dhe Skenderbeut do te luhet me pranine e tifozeve. Lajmin e ka bere zyrtar edhe vete klubia Vllaznia permes nje njoftimi per shtyp ne faqen zyrtare ne rrhetin social facebook. Shkodranet duke patur edhe mbeshtetjen e tifozeve do te kerkojne te rikthehen tek fitorja pas barazimit me Luftetarin javen e kaluar, takim i luajtur ne Shkoder. Kesaj here Vllaznia synon nje fitore si e vetmja mundesi per te rifituar qetesine. Ekipi eshte pergatitur gjate gjithe javes per takimin e radhes me korçaret. Skenderbeu vjen per nje rezultat pozitiv ne Shkoder edhe pse nuk eshte ne formen e tij me te mire ndersa per kuqeblute çdo rezultat tjeter perveç fitores do te ishte zhgenjyes dhe mund te krijoje probleme per vazhdimesine.