“Neve e duam instrumentin e trombës”, kështu u titullua koncerti i përgatitur nga profesori Qamil Gjyrezi në sallën e koncerteve “Gjon Kapidani” në shkollën e mesme artistike “Prenkë Jakova” në Shkodër.

Në këtë koncert u performuan pjesë muzikore të njohura nga kolosët e muzikës klasike.

Për Gjyrezin, tromba është një instrument mjaft interesant, i cili është lënë pak në hije pasi të rinjtë sot mundohen të zgjedhin të tjera instrumente, megjithatë, duhet kujtuar se sa vlerë ka.

I pranishëm në këtë koncert ishte edhe studiuesi Agron Luka, i cili foli për vetë historinë e trombës. Sipas tij, tromba ka prejardhje nga boria, dhe më pas ka marrë formën që ka ardhur deri më sot.

Tromba përfshihet në instrumentet frymor dhe ka një tingull të veçantë.