Pasi festoi titullin kampion të Paris Saint Germain në Francë, Presidenti i klubit francez, Nasser Al Khelaifi, u pyet për të ardhmen e Neymar.

Al Khelaifi dha një përgjigje të prerë: “Do të qëndrojë me 2000%. Jam i sigurtë për këtë. Ai dëshiron që të qëndrojë te PSG”.

Deklarata të tilla mbështesin ato të vetë Neymar, i cili, për të qetësuar tifozët, u shpreh mbi një largim të mundshëm te Reali: “Jam i nderuar që mbaj këtë fanelë dhe dua t’i gëzoj fansat tanë”.

“Le Parisien” ka shkruar ditët e fundit se sulmuesi brazilian u ka thënë shokëve të ekipit se dëshiron që të transferohet te Reali i Madridit.

Operacioni do të jetë i vështirë, pasi PSG nuk do e shesë për më pak se 300 milionë euro një futbollist që e bleu verën e kaluar për 222 milionë euro.