Nga data 1 korrik, qeveria ka vendosur rritjen e pensioneve në Shqipëri në masën 2.8%. Janë gjithsej 18 kategori të ndryshme që përfitojnë, ndërsa pjesa më e madhe ka një rritje me vetëm 364 lekë në muaj.

Pensionistët shkodranë, të pyetur, e cilësojnë këtë rritje qesharake dhe aspak të mjaftueshme. Sipas tyre, 364 lekë në muaj shtesë nuk janë ndihmë për të përballuar shpenzimet mujore.

Megjithatë, pensionistët deklarojnë se pavarësisht vlerës së ulët, e rëndësishme është të rriten.

Nga rritja e pensioneve do të përfitojnë në total 665 mijë pensionistë në të gjithë Shqipërinë. Nga këto, 490 mijë janë pensione në qytet dhe 155 mijë pensione në fshat. 20 mijë janë pensione suplementare të parakohshme.

 

Artikulli paraprakRAPORTI PËR GJAKMARRJEN, SHKODRA NË TOP LISTË
Artikulli tjetër“AHENGU SHKODRAN NË PERIUDHËN SOCIALISTE”