Qeveria ka vendosur që nga data 1 prill të gjithë qytetarët të paguajnë taksën e pronës , e cila do të përllogaritet sipas një mënyre të re që merr në bazë vlerën e objektit dhe jo sipërfaqen.

Ndërkohë, qytetarët shkodranë të pyetur rreth kësaj teme pohojnë së mezi paguajnë faturat e energjisë elektrike dhe që të ardhurat e tyre nuk përballojnë taksa të tjera. Mirëpo ka dhe nga ato që e mendojnë të arsyeshëm këtë vendim.

Ndërkohë të pyetur dhe për taksën e që do përfshihen të gjithë bizneset e vogla qytetarët shprehin mendimet e tyre.

Nga 1 prilli, mijëra biznese të vogla me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë, do të hyjnë në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

 

 

 

Artikulli paraprakVIGJILJA E PASHKËVE, MES “UJIT DHE PËRMBYTJEVE”
Artikulli tjetërLIVADE, TËRHIQET UJI POR SHFAQEN PROBLEMET