Dhuna ndaj grave vazhdon që të mbetet një fenomen shqetësues në vendin tonë, madje duke na shndërruar edhe në një shoqëri pasive , shpesh me mentalitet primitiv. Duke folur me statistika avokatja Edlira Bylo gjatë një interviste për Star Plus thotë se që nga viti 2017 në gjykatën e Shkodrës janë regjistruar 1500 kërkesë padi të bëra nga gratë ndaj bashkëshortëve të tyre , ndërsa 500 prej tyre janë me vendim gjykate me urdhër mbrojtje.

Sipas avokates ndër shkaqet që nuk zbatohen urdhërat e mbrojtjes është mungesa e besimit tek sistemi i drejtësisë apo mos funksionimi dhe koordinimi i strukturave ligjzbatuese.

Avokatja Edlira Bylo tregon se arsyet që shkaktojnë këtë numër të madh divorcesh janë çështjet social-ekonomike , mentaliteti, konsumimi alkoolit dhe niveli i ulët intelektual dhe arsimor.

Përgjatë tre dekadave shumë gra të dhunuara, duke qënë me urdhër- mbrojtje janë kthyer edhe në viktima nga bashkëshortët e tyre.