Presidenti i Barcelonës, Bartomeu, nxitoi të theksonte se mes Messit dhe trajnerit Setien nuk ka asnjë keqkuptim, të dy kanë diskutuar gjatë dhe janë sqaruar, por ky version nuk bind shumë mediat angleze. Sipas “The Sun”, Leo Messi i ka kërkuar drejtuesve të klubit të zëvendësojnë Setien me Marcelo Bielsa, i cili akoma nuk ka rinovuar kontratën me Leeds, skuadër që arriti të rikthej në Premier League pas 16 vitesh.

65-vjeçari argjentinas ka qenë modeli të cilit i është referuar edhe Pep Guardiola dhe sipas Messit mund të ishte ideali për të zëvendësuar Setien. Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, deri në këto momente nuk ka pasur ndonjë kontakt ndërmjet agjentëve të trajnerit Bielsa dhe klubit të Barcelonës por emri i tij, i sponsorizuar nga Messi, qëndron mbi tavolinën e presidentit Bartomeu.

Artikulli paraprakTRAFIKU I SË DIELËS, POLICIA INFORMON: JA AKSET KU PO SHTOHET FLUKSI I AUTOMJETEVE (APELI PËR SHOFERËT)
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA NË MOSHËN 88- VJEÇARE REGIS PHILBIN, IKONA E TELEVIZIONIT AMERIKAN ME ORIGJINË ARBËRESHE